Aktualitet

Në ‘sitën’ e SPAK për trafik armësh-TIMAK Defence fitoi nga Buxheti i Shtetit 2.9 miliardë lekë në vetëm 10 muaj

Kompania e cila zotërohet nga TIMAK sh.p.k. me aksionerë kryesorë Arjeta Pucën, biznesmenin izraelit Ron Yeffet, dhe KAYO sh.a. e cila administrohet nga Ardi Veliu, rezulton të ketë marrë nga buxheti i shtetit 2.9 miliardë lekë (2,919,616,666 lekë), që nga momenti i themelimit të saj

F.I
Në ‘sitën’ e SPAK për trafik armësh-TIMAK
Ardi Veliu, Arjeta Puca dhe Ron Yeffet

TIRANË-Një deklaratë e ish.zv-kryeministrit Arben Hametaj, i cili pretendon për një strukturë të organizuar për trafikimin e armëve, të cilat vijnë nga vende të Afrikës, paketohen në Shqipëri dhe më pas dërgohen drejt destinacioneve të tjera, ka bërë që Timak Defence, (një shoqëri e cila operon në fushën e prodhimit, pajisjes dhe modifikimit të automjeteve ushtarake e civile të specializuara, si dhe pajisjeve të sigurisë dhe mbrojtjes), të vendoset në qendër të hetimit të SPAK.

Kompania e cila zotërohet nga TIMAK sh.p.k. me aksionerë kryesorë Arjeta Pucën, biznesmenin izraelit Ron Yeffet, dhe KAYO sh.a. e cila administrohet nga Ardi Veliu, rezulton të ketë marrë nga buxheti i shtetit 2.9 miliardë lekë (2,919,616,666 lekë), që nga momenti i themelimit të saj, në Gusht të viti 2025. Sipas të dhënave të publikuara në Open Data, 1 miliardë lekë janë përfituar vetëm për vitin 2025, ndërsa deri në korrik të 2026, janë dhënë 1.9 miliardë lekë.

Në ‘sitën’ e SPAK për trafik armësh-TIMAK

Tableta më poshtë tregojnë se për çfarë kanë shkuar lekët, ku kryesisht thuhet se janë shpenzuar për mjete dhe pajisje teknike, makina dhe mjete policore.

Në ‘sitën’ e SPAK për trafik armësh-TIMAK

Në ‘sitën’ e SPAK për trafik armësh-TIMAK

Në ‘sitën’ e SPAK për trafik armësh-TIMAK

Mesditën e 2 tetorit,  agjentë të SPAK-ut dhe BKH-së ushtruan dje kontrolle në banesa, kompani dhe zyra, ndërsa tashmë në duart e hetuesve të SPAK-ut ndodhen telefona, kontrata dhe dokumente të lidhura me kompaninë shtetërore KAYO. Biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yeffet është në qendër të hetimit, në kuadër të denoncimve të  bëra pak javë më parë nga ish zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, i cili aludonte për trafik armësh dhe afere të tjera të biznesmenit me kompaninë publike KAYO.

Me vendim të GJKKO-së, hetuesit zbarkuan në vilën luksoze të Ron Yeffet në periferi të Tiranës, të cili i është sekuestruar telefoni. Gjithashtu u kontrollua edhe banesa e Ardi Veliut, administratorit të KAYO, por ky i fundit mësohet se nuk është gjetur aty, ndërsa telefoni i është sekuestruar në zyrën e tij të punës. 

Hetuesit kanë kontrolluar gjithashtu banesën e Arjeta Pucës, pronare e kompanisë TIMAK. Aksioni është shtrirë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku mësohet se janë sekuestruar disa kontrata dhe dokumente, të cilat tashmë janë në dispozicion të hetuesve të SPAK. Gjithashtu, është sekuestruar edhe telefoni i Aleks Markut, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Hetimet po zhvillohen pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes "KAYO". Ahmetaj ngriti një sërë akuzash, mes tyre për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve, ku përfshihet Shqipëria.

MOS HUMB