LEZHË-Një shpërthim me lëndë eksploziv është regjistruar në mesnatë në Ishull-Lezhë, në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake. Ka qenë vetë pronari i subjektit shtetasi B. Sh., 65 vjeç, i cili ka njoftuar aturitetet.
Fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:05, shtetasi B. Sh., 65 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, ka njoftuar se ishte dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse çatia prej llamarine e një ndërtese që ai e përdorte për mbajtjen e materialeve shtëpiake.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.