Aktualitet

VD- Autobusi me nxënës përplaset me ‘Benz’-in, përfundon në oborrin e shkollës

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit tip benz. 

f.t
VD- Autobusi me nxënës përplaset me ‘Benz’-in,
Pamje nga aksidenti

FIER- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier në rrugën Fier -Patos në vendin tek kthesat pranë varrezave publike. Autobusi i linjës Fier – Roskovec është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe ka përfunduar në oborrin e një banese në anë të rrugës. 

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit tip benz. Drejtuesi i mjetit benz është i plagosur lehtë dhe është dërguar  në urgjencën e spitalit  jashtë rrezikut për jetën.

 

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Burimet bëjnë me dije se në autobus ndodheshin edhe nxënës shkolle, teksa në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia.

MOS HUMB