Aktualitet

Skënder Hita u emërua në krye të Policisë së Shtetit, Oliger Torba merr drejtimin e përkohshëm në Policinë e Fierit

Ky ndryshim vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

F.I
Skënder Hita u emërua në krye të Policisë së
Oliger Torba

FIER- Pas emërimit të Skënder Hita në krye të Policisë së Shtetit, detyra e tij si drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier është zëvendësuar përkohësisht. Në drejtimin e Policisë së Fierit është komanduar Oliger Torba, i cili do të mbajë këtë detyrë deri në emërimin e drejtuesit të ri zyrtar.

Torba nuk është një emër i panjohur për strukturat e policisë në qark, pasi më herët ka ushtruar funksionin e nëndrejtorit të Policisë Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Fier. Ky ndryshim vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

MOS HUMB