Bota

Mblodhi 51 dollarë për ushtrinë ukrainase, balerina amerikane ndalohet për 'tradhti të lartë' në Rusi

Raporti shtoi se gruaja u akuzua për mbledhjen në mënyrë proaktive të fondeve për Ukrainën që nga pushtimi i shkurtit 2022 dhe pretendoi se paratë ishin përdorur për të blerë ilaçe, pajisje, armë dhe municione për ushtrinë ukrainase, shkruajnë mediat e huaja. 

a.l
Mblodhi 51 dollarë për ushtrinë ukrainase, balerina amerikane
Ksenia Karelina

RUSI-  Një banor i Los Anxhelosit është arrestuar në Rusi me akuza për tradhti, pasi dyshohet se ka mbledhur para për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë bën me dije se gruaja 33-vjeçare, e cila ka shtetësi amerikane dhe ruse, u akuzua gjithashtu për pjesëmarrje në mitingje publike në mbështetje të regjimit të Kievit. 

Raporti shtoi se gruaja u akuzua për mbledhjen në mënyrë proaktive të fondeve për Ukrainën që nga pushtimi i shkurtit 2022 dhe pretendoi se paratë ishin përdorur për të blerë ilaçe, pajisje, armë dhe municione për ushtrinë ukrainase, shkruajnë mediat e huaja. 

Akuzat e tradhtisë mund të marrin dënim me deri në 20 vjet burg. Në Rusi prej vitit 2023, 63 persona kanë marrë akuza të tilla dhe 37 janë shpallur fajtorë.

MOS HUMB