Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Kuvendi miraton dekretin e Presidentit
TIRANË- Adea Pirdeni do të jetë zyrtarisht ministre e Administratës Publike me portofol, pas firmosjes nga Presidenti Bajram Begaj të dy dekreteve.
Më 19 tetor 2026, Begaj firmosi dekretet përmes të cilave ka liruar Pirdenin nga detyra e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe e ka emëruar në postin e ri të ministres së Administratës Publike.
Sipas këtij ndryshimi, tashmë Pirdeni nuk do të jetë më ministre shteti, por ministre me portofol të caktuar. Dekretet, të nxjerra me propozim të Kryeministrit, kanë hyrë në fuqi menjëherë dhe i janë përcjellë Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave.
Kuvendi miratoi sot dekretin e Presidentit për shkarkimin e Adea Pirdenit, nga Ministre e Shtetit për Administratën Publike e Antikorrupsionin dhe emërimin e saj si Ministre e Administratës Publike.
Projektvendimi “Për miratimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 522, datë 19.10.2026 “Për emërimin e znj. Adea Pirdeni si Ministër i Administratës Publike” u miratua me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim./ZËRI
Pas kaosit në Kuvend, PS kërkon përjashtimin me 2 muaj të Nokës, Krekës e Këlliçit! 10 ditë për 14 deputetë të tjerë të PD
TIRANË- Grupi i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të Partisë Demokratike, pas tensioneve dhe përplasjeve fizike në seancën plenare të kësaj të enjteje.
Konkretisht, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Edi Palokën, Besart Xhaferrin dhe Luçiano Boçin.
Ndërkohë, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë për 14 deputetë të tjerë: Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi.
Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS argumenton se sjellja e deputetëve për të cilët kërkohet përjashtuimi, përbën shkelje të rënda të normave të etikës dhe disiplinës parlamentare, duke cenuar autoritetin e Kuvendit dhe kushtet për ushtrimin e rregullt të veprimtarisë parlamentare.
Sipas socialistëve, veprimet e deputetëve të sipërcituar u shoqëruan me bllokim të foltores së Kuvendit, tensione dhe zhurmë të vazhdueshme nga deputetë të tjerë të opozitës, duke penguar zhvillimin e rregullt të procedurës së votimit.
Seanca e sotme nisi me tensione. Situata u tensionua kur Flamur Noka i heqoi mikrofonin kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërkohë që Balla mori fjalën, pranë tij u afrua Flamur Noka, i cili i mori kartën dhe i bllokoi mikrofonin. Noka vijoi duke i hedhur letra në fytyrë Ballës, pasi ky i fundit tha se Policia e Shtetit po bën punën e vet në protestë.
Kaosi në Kuvend vijoi edhe gjatë votimit të projektligjeve, kur sërish Noka, u ka marrë deputetëve të Partisë Socialiste kartonat jeshilë të votimit. Tensionet nuk përfunduan me kaq, pasi deputeti i PD-së Fidel Kreka shtyu dhe goditi me bllokun e votimit në kokë ish-ministrin Ervin Hoxha, pasi ky i fundit kërkoi që të qetësohet situata. /ZËRI
Shembën gardhin metalik dhe u përballën me FNSH, pedagogët krah studentëve, vijon protesta para Kuvendit
TIRANË- Protesta kundër qeverisë vijoi edhe sot, por kwtw herw para Kuvendit teksa zhvillohej seanca plenare. Studentëve iu bashkuan edhe pedagogët, të cilët marshuan nga Universiteti Politeknik drejt një qendre tregtare pranë Parlamentit.
Pas mbërritjes në zonë, protestuesit u përballën me gardhin metalik të vendosur nga policia. Situata u shoqërua me tensione, teksa protestuesit shembën gardhin dhe më pas u përballën me forcat e FNSH-së, të pozicionuara pak metra më tutje.
Prej gati tri ditësh, pedagogët vijojnë të shprehin mbështetjen për studentët, duke iu bashkuar kërkesave dhe protestës së tyre para Kryeministrisë, ndërsa sot u zhvendos para Kuvendit.
Ndërkohë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Parlamentit, pavarësisht se seanca plenare e kësaj të enjteje ka përfunduar. Në zonë është vendosur edhe një autobot me ujë, ndërsa policia i ka paralajmëruar disa herë protestuesit përmes megafonit./ZËRI
KAOS në Kuvend! Demokratët godasin tavolina, Pelishi kalon në votim, Noka merr kartonët e mazhorancës
TIRANË-Në rikthimin në seancë pas pushimit, opozita ka përmbysur karriget dhe ka vijuar të mbajë të bllokuar foltoren. Mes kaosit kryeparlamentari Niko Peleshi ka kaluar rendin e ditës për votim. Vendimi i PS ka shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kundërshtuar. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u ka marrë deputetëve të Partisë Socialiste kartonat jeshilë të votimit.
View this post on Instagram
Nis me debate Kuvendi! Opozita bllokon foltoren, Noka i hedh letra fytyrës Ballës, ndërpritet seanca
TIRANË-Seanca e Kuvendit ka nisur me tensione, ku në momentin që kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Deputetët e opozitës kanë mbajtur në duar fotografi të studentëve të dhunuar.
Situata është tensionuar ku deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka hequr mikrofonin kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërkohë që Balla mori fjalën, pranë tij u afrua Flamur Noka, i cili i mori kartën dhe i bllokoi mikrofonin. Noka vijoi duke i hedhur letra në fytyrë Ballës, pasi ky i fundit tha se Policia e Shtetit po bën punën e vet në protestë.
View this post on Instagram
Policia, kordon sigurie rreth Kuvendit, vendoset edhe një zjarrfikëse në oborr
TIRANË-Në pritje të seancës plenare, godina e Kuvendit është rrethuar nga efektivët. Policia ka rrethuar perimetrin në afërsi të parlamentit duke vendosur barriera metalike te Xhamia e Namazgjasë e deri te hyrja e institucionit. Në oborrin e Parlamentit është parë të futet edhe një zjarrfikëse.
Masat e shtuara vijnë, teksa të rinjtë dhe studentët kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit.
View this post on Instagram
Deputetët në seancë plenare, studentë dhe pedagogë mblidhen para Parlamentit
TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenate në orën 10:00. Javën e kaluar seanca e Kuvendit u shty si pasojë e trazirave dhe tensioneve të zhvilluara gjatë protestës së studentëve, ku edhe Kryesia e Kuvendit u përfshi nga sulmet. Seanca do të shoqërohet nga protesta e thirrur nga studentë e pedagogë, të cilët në ditën e 10-të tubimeve do të mblidhen para godinës së Parlamentit. Prej 9-ditësh Tirana ndodhet në 'duart' e studentëve dhe protestuesve.
Sa i përket seancës pika e parë e rendit të ditës parashikon një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga Partia Demokratike. Sipas rendit zyrtar të ditës, të miratuar me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, më 20 tetor, janë parashikuar edhe interpelanca të tjera.
Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka kërkuar gjithashtu interperlancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Në seancën e së enjtes do të shqyrtohen edhe disa projektligje, mes tyre ai për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndryshimet në ligjin për shërbimet e pagesave, si dhe ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, si dhe projektligjin për treguesit gjeografikë të produkteve artizanale dhe industriale.
Një tjetër pikë e rendit të ditës është projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale./ZËRI