LIVE UPDATES

Seanca maratonë/ Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, 'jeshil' edhe Braçe! Rama: Modernizim për vendin

♦Me 85 vota pro, Kuvendi votoi pas një seance maratonë hartën e re territoriale me 46 bashki. ♦Në seancën që zgjati për rreth 15 orë, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. ♦Opozita kundërshtoi projkeligjin e PS dhe kërkoi tërheqjen me pretendimin se ndarja territoriale është hartuar pa konsultimin e qytetarëve. ♦Pas orëve debate dhe tensione, reforma territoriale u votua me 85 vota pro. ♦Pro votoi edhe deputeti Erion Braçe pavarësisht kundërshtimeve dhe rezervave të tij, i cili pas seancës deklaroi se vijon të jetë kundër dhe se do ta sqarojë sot votën e tij. ♦Gjatë votimit shpërthyen tensionet, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe hodhën shishi uji e sende të forta në drejtim të kryeministrit Rama. ♦Reforma parashikon një strukturë të re me shkrirjen e 15 bashkive, nga 61 në 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.

5 artikuj për këtë temë.
4 JAVE ME PARE

Vezë e shishe uji drejt Ramës, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut! Kreu i grupit të PD: Bëjini 4 vjet

Seanca maratonë/ Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale,
pamjet nga incidenti ne kuvend

TIRANË-Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë nga punimet e Kuvendit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetit Klevis Balliu. Sipas kërkesës së mazhorancës, ndaj dy deputetëve kërkohet masa e përjashtimit për 60 ditë nga aktivitetet e Parlamentit.

Kërkesa vjen pas përplasjeve dhe debateve të zhvilluara në Kuvend gjatë seancës për miratimin e Reformës Territoriale, e cila u shoqërua me tensione mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Në momentin kur do të votohej Reforma e propozuar nga PS, dy deputetët e opozitës, kanë hedhur vezë dhe ujë ndaj kryeministrit Edi Rama. 

Lidhur me kërkesën e mazhorancës, një reagim ka ardhur edhe nga vetë Bardhi, i cili ironizon jo '60 ditët por 4 vjet bëjeni'. Kreu i grupit parlamentar të PD, ka theksuar se mazhoranca ka shkelur rregulloret dhe Kushtetutën.

Gazment Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot. Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka nevojë për votën e një personi të akuzuar për korrupsion, si Belinda Balluku, për të shkatërruar jetën e qytetarëve dhe për të fshirë nga harta 15 bashki. Është i vetmi kryeministër në botë që shkon në Kuvend për të votuar, i rrethuar nga 40 efektivë të Gardës së Republikës. Sepse ai e di më mirë se kushdo se llogaritë nuk i ka me deputetët e opozitës, por me qytetarët, të cilët i ka braktisur dhe i ka dhunuar prej 13 vitesh!

Me 85 vota pro, Kuvendi votoi pas një seance maratonë hartën e re territoriale me 46 bashki. Reforma parashikon një strukturë të re me shkrirjen e 15 bashkive, nga 61 në 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative./ZËRI

4 JAVE ME PARE

"S’bëhen hesape pa hanxhinë me PS"/ Matimi i 'Territoriales', Rama: Një shtysë modernizuese për Shqipërinë

Seanca maratonë/ Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale,
votimi ne kuvend-edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të reformës territoriale në Kuvend, me 85 vota pro. Përmes një postimi në rrjetin e tij social "X", Rama shprehet se përtej debateve të brendshme dhe spekulimeve të jashtme, votimi i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese.

Kreu i qeverisë nuk la pa komentuar debatet dhe kundërshtitë që shoqëruan procesin, ndërsa përcolli edhe një mesazh për të gjitha dyshimet mbi qëndrimin e socialistëve, duke thënë: “Nuk duhet të bëjnë asnjëherë hesape pa hanxhinë me Partinë Socialiste”.

"Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese???????? Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste", shkruan Rama. 

Reagimi i kryeministrit vjen pas një seance maratonë, të shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa në përfundim u vota me 85 vota pro reforma territoriale./ZËRI

 

4 JAVE ME PARE

Dha 'jeshil' për 'Territorialen', Braçe pas votimin në Kuvend: Jam kundër, do ta sqaroj nesër (VIDEO)

Seanca maratonë/ Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale,

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe votoi pro reformës së re territoriale, pavarësisht rezervave dhe qëndrimit kundërshtues që kishte shprehur më herët ndaj saj. Megjithatë, pas përfundimit të seancës, Braçe tha se është kundër por se votën e tij do ta sqarojë këtë premte.

“Jam kundër, do e sqaroj nesër”, tha Braçe teksa po largohej nga Kuvendi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

/ZËRI

 

4 JAVE ME PARE

Sinaj ktheu votën nga kundër pro, Berisha: U shndërrove në eunuk, e hëngre turpin me bukë

Seanca maratonë/ Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale,

TIRANË- Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj, ndërshoi qëndrim për të votuar pro reformës territoriale, ndërsa pak ditë më parë ishte shprehur kundër. Ky qëndrim solli edhe reagim e kryedemokratit Sali Berisha, i cili replikoi nga foltorja e Kuvendit, duke i thënë se brenda 3 ditësh u shndërrua në eunuk për interesat e tij personale dhe ndryshoi qëndrim.

"Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk. Përsa i përket asaj që thua se për biznesin, për mua e para është siguria ushqimore. Mësoje!  Siguria ushqimore për qytetarët! Dhe e vërteta është se të dhënat ti i di vetë si kanë qenë, jashtëzakonisht problematike me disa importe, disa produkte.  Po duket se kur të nxorën kartonin e kuq për të shndërruar big market në small market, edhe ti u palose. E hëngre turpin me bukë.", tha Berisha. 

Pavarësisht debateve që zgjatën për rreth 15 orë, reforma territoriale u miratua me 84 vota pro. Pro votuan edhe deputetët Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe, të cilët më herët ishin shprehur kundër dhe me rezerva ndaj reformës./ZËRI

4 JAVE ME PARE

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale! Votimi mes tensioneve, opozita bllokoi foltoren (VIDEO)

Seanca maratonë/ Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale,
votimi-85 vota pro

TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 85 vota pro reformën e re territoriale, pas një seance maratonë prej rreth 15 orësh. Seanca përfundoi në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 9 tetor, ku shte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Votimi u shoqërua me debate dhe kundërshtime të forta nga opozita, sipas të cilëve, projektligji nuk ishte konsultuar me qytetarët dhe kërkoi që reforma të kalojë në referendum.

Gjatë seancës, Partia Socialiste siguroi mbështetjen e nevojshme për miratimin e reformës, pavarësisht qëndrimeve të kundërta të shprehura ditët e fundit nga deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj. Ky i fundit ndryshoi qëndrim përpara nisjes së seancës plenare, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, të enjten në mëngjes.

Edhe Erion Braçe votoi pro reformës, por pas përfundimit të seancës deklaroi se vijonte të ishte kundër saj dhe se do ta shpjegonte votën e tij ditën e premte. Pro votoi edhe Elisa Spiropali, pavarësisht që shprehu kritika të forta ndaj reformës së re administrativo-territoriale.

Në votimin përfundimtar, reforma mori 85 vota pro. Ndërkohë, gjatë procesit të votimit, deputetë të opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën shishe uji dhe sende të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Si ndryshon harta e re e Shqipërisë?

Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, nuk do të jenë më bashki më vete, dhe nga 61 bashki në vend, numri ulet automatikisht në 46.

Sipas propozimit këto bashki do të 'shkrihen':

-Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë
-Klos + Mat → Bashkia Mat
-Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë
-Dimal + Berat + Poliçan → Bashkia Berat
-Patos + Fier → Bashkia Fier
-Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë
-Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë
-Maliq + Korçë → Bashkia Korçë
-Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet
-Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë
-Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër
-Cërrik + Elbasan + Belsh → Bashkia Elbasan
-Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd

Veç bashkimit të bashkive, do të ketë dhe 6 qytete të reja.

Konkretisht, në qarkun e Shkodrës, në Bashkinë Malësi e Madhe, Kastrati do të marrë statusin e qytetit, ndërsa në Bashkinë Vau i Dejës, statusin e qytetit do ta marrë edhe Bushati. Po ashtu ndryshime ka edhe në qarkun e Dibrës, ku në Bashkinë Mat, e cila me hartën e re përfshin edhe Klosin, propozohet që statusin e qytetit ta marrë edhe Ulza. Në Bashkinë Bulqizë, Krasta do të marrë gjithashtu statusin e qytetit dhe do t'i shtohet Bulqizës. Ndërkohë edhe Golemi do të marrë statusin e qytetit, ndërsa në qarkun Lezhë shtohet qyteti Milot. 

Zonat që marrin statusin e qytetit:

• Kastrati → qytet në Bashkinë Malësi e Madhe
• Bushati → qytet në Bashkinë Vau i Dejës
• Ulza → qytet në Bashkinë Mat
• Krasta → qytet në Bashkinë Bulqizë
• Miloti → qytet në Bashkinë Kurbin
• Golemi → qytet në Bashkinë Kavajë/ZËRI

MOS HUMB