LIVE UPDATES

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë, Piramidën dhe Kuvendin, 3 bashki në flakë! 'Luftë' me gurë e molotovë (ZHVILLIME) 

♦Studentët bojtkotuan mësimin këtë të mërkurë dhe nisën protestën para Ministrisë së Arsimit, ndonëse ishte parashikuar për në orën 14:00. ♦Tensionet kanë nisur menjëherë pas grumbullimit përpara godinës. ♦Ashtu sikurse në protestën e djeshme, protestuesit hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës, shkulin kangjellat dhe i hedhin në mes të rrugës. ♦Ndërkohë, brenda pak minutash situata u përshkallëzua, pasi një grup protestuesish ndezën zjarr në katin e parë të Ministrisë së Arsimit. ♦Një tjetër zjarr dogji filialin e 'IuteCredit', duke rrezikuar edhe bizneset e tjera aty pranë për shkak të përmasave të frikshme të zjarrit. ♦Situata vijoi përshkallëzimin, pasi protestuesit iu afruan sheshit 'Skënderbej', duke djegur stola plastikë, teksa shtëllungat e tymit mbuluan kryeqytetin. ♦Pas këtye episodeve, protestuesit e zhvendosën protestën, duke marshuar drejt Kuvendit. ♦Protestuesit ndaluan me gurë dhe zjarr tek Ministria e Financave. ♦Më pas 'shpërthyen' drejt Kryeministrisë dhe Piramidës, duke shkatërruar dhe djegur bizneset në katin e parë. ♦Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit e rrethuan Kryeministrinë dhe i vunë flakën një pemë në hyrje të godinës. ♦Gjendja e kaosit është përhapur nëpër të gjitha rrugët dhe institucionet në kryeqytet, ku protestuesit arritën të hapnin derën e Kryesisë së Kuvendit dhe i vunë flakën. ♦Lidhur me situatën reagoi edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili ofroi dialog, në gatishmëri për të dëgjuar qytetarët. 

38 artikuj për këtë temë.
3 JAVE ME PARE

Tensione te Rruga e Elbasanit, protestuesit i vënë flakën zyrave të 'Iute Credit'

 

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
Iute Credit

TIRANË- Protesta në Tiranë është përshkallëzuar edhe te Rruga e Elbasanit, ku protestuesit i kanë vënë flakën ambienteve të kompanisë 'Iute Credit'. Sipas informacioneve paraprake, pas ndezjes së zjarrit, disa prej protestuesve kanë tentuar ta shuajnë atë./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Tensionet zhvendosen te Komisariati nr. 2, protestuesit rrethojnë godinën

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
FOTO

TIRANË- Një grup protestuesish ka rrethuar Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë, në vijim të tensioneve të regjistruara gjatë protestës së mbrëmjes. Situata pranë godinës së policisë shënon një tjetër zhvillim të mbrëmjes së trazuar në kryeqytet./ZËRI

3 JAVE ME PARE

‘Skenar i duarve të huaja’! Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: Zjarrvënësve u them tërhiquni sa nuk është vonë

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
Ervin Demo

TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo ka reaguar pas protestës së shoqëruar me akte dhune dhe dëmtime të pronës publike e private në kryeqytet. Ai akuzon forca politike dhe aktorë të tjerë se po përpiqen të nxisin kaos duke shfrytëzuar edhe pakënaqësitë e studentëve.

Demo u është drejtuar veçanërisht studentëve, duke theksuar se qeveria është e hapur për dialog dhe se kërkesat për më shumë progres duhet të adresohen përmes bisedimeve jo dhunës. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje personave që kanë shkaktuar dëme të ndalen, ndërsa ka falënderuar Policinë e Shtetit për atë që e cilëson profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje gjatë protestës.

Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo per protestën:

Sot, e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, politika më e vjetër e këtij vendi, e cila jep shpirt po nuk heq dorë, foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve, bastisjeve të pronës publike dhe private.

Jo vetëm ata që sot hodhën gurët me duart e të verbërve që kishin nxjerrë përpara, po edhe duart dashakëqia të të huajve, që përmes rrjeteve sociale janë futur në këtë vend qysh në qershor, u bënë bashkë.

U bënë bashkë për të sfiduar qetësinë dhe durimin tonë.

U bënë bashkë me një skenar ogurzi, duke shfrytëzuar edhe dëshirën e natyrshme të studentëve për progres dhe padurimin e natyrshëm të më të rinjve për shpejtësinë e progresit. Si dikush që në politikë ka ardhur nga auditori i Universitetit dhe që nuk ka ndërmend të sillet si profesor sonte, dua t’u them studentëve që të përfshirë në këtë vorbull, në radhë të parë atyre të mjekësisë, të cilët vijnë nga radhet e nxënësve më të mirë: Unë, Kryeministri, qeveria jonë, Partia Socialiste, kemi qenë dhe jemi gjithnjë me ju dhe për ju! Edhe kur ju nuk jeni me ne, nuk votoni për ne apo mendoni ndryshe nga ne, ne jemi këtu për ju! Sepse ne nuk ju shohim kurrësesi në asnjë rast e për asnjë arsye si kundërshtarë, po vetëm si trashëgimtarë të një stafete kombëtare që nesër do të jetë e juaja.

Po çfarë Shqipërie doni të trashëgoni, atë që po ndërtojmë apo atë që e trashëguam të shkatërruar, nga duart e pikërisht atyre që me një grup maskash në ballë po bëjnë çmos të risjellin rrëmujë e pasiguri në Shqipëri?

Qeveria është gjithnjë e hapur për ju, Pakti për Universitetin ka lindur falë një proteste të paraardhësve tuaj në auditore dhe është një libër i hapur, për të shkruar kapituj të tjerë, me dialog jo me gurë. Nëse doni progres më të shpejtë, kjo është rruga dhe jo ajo e 48 orëve të fundit, të cilën e kanë projektuar mendje të mbrapshta që s’kanë asnjë lidhje me ju.

Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u them tërhiquni sa nuk është tepër vonë, sepse mes entuziazmit të shkatërrimit në një turmë me maska dhe përgjegjësisë individuale para ligjit, kjo e dyta mund të vonojë po nuk do të harrojë.

Të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit u them sot faleminderit, për profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen, në kushte tejet të vështira provokimesh të pafundme, si edhe nën një trysni krejt të pandershme mediatike, ku qimja e policisë bëhet tra dhe trau i maskave të dhunshme bëhet e student!

Qytetarëve të Tiranës u them ju lutem durim, pavarësisht se flakët në dyert e ministrive që nuk janë parë në këtë qytet as në krizat e mëdha historike, mund të duken si dobësi e shtetit. Jo nuk janë, kush i ka porositur ato flakë i ka bërë llogaritë gabim, duke synuar të na tërheqë në një skenar ogurzi për Shqipërinë, që ne do ta çmontojmë me qetësi dhe durim.

Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte, por rëndësi ka që ju ta dini se kjo orvatje e dhunshme s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa, as në duart e liga të atyre që e kanë gatuar dhe as në kohën e zymtë të shëmtisë që na është rishfaqur si fantazëm e të kaluarës./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Përplasje te '21 Dhjetori', policia përdor shkopinjtë e gomës ndaj protestuesve

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
foto

TIRANË- Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë zhvendosur edhe në zonën e 21 Dhjetorit ku janë regjistruar përplasje të drejtpërdrejta mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët janë parë të përdorin shkopinjtë e gomës ndaj disa protestuesve, ndërsa një pjesë e tyre janë larguar me vrap në rrugicat dytësore, në përpjekje për t’iu shmangur ndërhyrjes së policisë./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Sulmohet Komisariati nr. 2 në Tiranë, protestuesit hedhin sende të forta dhe fishekzjarrë

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
FOTO


TIRANË- Protesta është shoqëruar me tensione edhe pranë Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku demonstruesit kanë hedhur sende të forta dhe fishekzjarrë drejt godinës. Ata kanë hequr gjithashtu kangjellat, duke bllokuar qarkullimin në këtë aks rrugor, ku aktualisht nuk ka forca policie të pranishme./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Gurë e kangjella në rrugë, bllokohet qarkullimi te Zogu i Zi, shoferët reagojnë me bori

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
foto

TIRANË- Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur edhe në zonën e Zogut të Zi, ku demonstruesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve duke vendosur gurë dhe kangjella në mes të rrugës.

Bllokimi ka shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë nisur t’u bien vazhdimisht borive në shenjë proteste ndaj pengesës në qarkullim./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Protestuesit mbërrijnë te Kuvendi, hedhin fishekzjarrë në drejtim të institucionit (VIDEO)

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,

TIRANË- Protestuesit kanë mbërritur para Kuvendit, ku policia ka krijuar një kordon për të penguar avancimin e turmës. Në drejtim të efektivëve, protestuesit hedhin gurë dhe bomba molotov, ndërsa nuk mungojnë fishekzjarret në drejtim të institucionit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në zonë janë përfshirë nga flakët edhe kosha mbeturinash, ndërsa janë thyer xhamat e disa bizneseve. Ndërkohë raportohet se zjarrfikësja e ka të pamundur të kalojë./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Protesta e studentëve/ Qeveria kërkon distancim nga dhuna! Ibrahimaj: Akt që rrezikon jetë njerëzish, Begaj: Duhet dialog (REAGIME)

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
foto ilustruese

TIRANË- Pas situataës së përshkallëzuar në kryeqyetet, me studentët që kanë nisur protestën që prej mesditës së sotme, kanë reaguar deputetë e ministra dhe Presidenti Bajram Begaj.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka reaguar për përshkallëzimin e protestave duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Ai tregoi gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, duke ofruar institucionin që drejton si një hapësirë për dialog dhe komunikim.

“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit. Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim. Mbetem i gatshëm të dëgjoj të gjitha shqetësimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, shkruan Begaj në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.

Deputeti i Partisë Socialiste Pirro Vëngu ka ngritur akuza ndaj një pjese të stafit pedagogjik duke pretenduar se studentët po përballen me presion për t’iu bashkuar protestave. Sipas tij, disa pedagogë i kanë kërcënuar me ulje notash studentët që zgjedhin të mos marrin pjesë në tubime.

"Unë besoj se Shqipëria është e bekuar me të rinjtë që ka. Studentët e duan Shqipërinë, e duan atdheun. Nuk e djegin! Studentët nuk kanë nevojë për suplement politik që t’i orientojë, as për kujdestarë që të flasin në emër të tyre. Ata kanë zërin, arsyet dhe të drejtën e tyre për të protestuar. Po aq sa kanë të drejtën të zgjedhin të mos protestojnë.  Shqetësimet dhe aspiratat e tyre meritojnë të dëgjohen. Por dhuna dhe vandalizmi nuk i shërbejnë asnjë kauze. Zemërimi dhe pakënaqësia nuk i përligjin. Ata që ushtrojnë dhunë verbërisht e pastaj fshihen pas studentëve, po e përdorin kauzën e tyre. Pedagogët që kërcënojnë me ulje notash ata që nuk protestojnë, apo deputetët që kërkojnë të rishpikin veten në kurriz të dilemave dhe aspiratave legjitime të rinisë, vetëm sa e thellojnë hendekun e besimit me një brez që paragjykohet shumë dhe dëgjohet pak. Të rinjtë meritojnë të dëgjohen dhe të vendosin vetë. Edhe kur protestojnë. Edhe kur zgjedhin të mos protestojnë", shkruan Vëngu. 

Ministrja e e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka reaguar pas akteve vandale të regjistruara pasditen e kësaj të mërkure në ambientet e Ministrisë së Financave duke dënuar dhunën dhe djegien e institucionit.

"T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore. Është një akt që rrezikon jetë njerëzish. Këto janë zyra që i shërbejnë shtetit dhe qytetarëve, pavarësisht se kush është në qeveri. Janë vende pune ku çdo ditë punojnë njerëz, prindër, të rinj, që kanë familje që i presin në shtëpi. Asnjë punonjës nuk duhet të rrezikojë jetën në vendin e tij të punës. Asnjë pakënaqësi nuk mund të justifikojë djegien e institucioneve që u përkasin të gjithëve dhe që do t’u shërbejnë edhe brezave të ardhshëm", shkroi Ibrahimaj në Facebook.

Ministri i Financave Petrit Malaj ka dënuar aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës në ambientet e Ministrisë së Financave në qendër të kryeqytetit duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk mund të përdoret si justifikim për akte të dhunshme.

"Kur fjalët zëvendësohen me gurë, protesta humbet kuptimin e saj. E drejta për të protestuar, për të kundërshtuar dhe për të kërkuar llogari është e drejtë e çdo qytetari. Dhe duhet respektuar gjithmonë. Por dhuna nuk është mënyra për t'u dëgjuar. Asnjë pakënaqësi nuk e justifikon rrezikimin e jetës së të tjerëve apo dëmtimin e pronës publike dhe private", shkruan Malaj.

Partia Socialiste ka reaguar pas protestës në kryeqytet, duke dënuar dhunën dhe shkatërrimin e pronës. Përmes një postimi, PS thekson se Shqipëria e ka paguar shtrenjtë kaosin në të kaluarën dhe se kushdo që e do atdheun nuk e shkatërron atë.

“Dhuna nuk është zgjidhje!Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione e u shkatërrua prona. Cilido që e do atdheun nuk shkatërron Shqipërinë”, thuhet në postim.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka reaguar pas dëmtimeve të shkaktuara gjatë protestave në godinën e institucionit që ajo drejton dhe në ambiente të tjera publike në kryeqytet.

Përmes një reagimi Kumbaro ka dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës, duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk duhet të shoqërohet me përplasje fizike. Ajo siguroi se Ministria e Arsimit do të vijojë të jetë e hapur për dialog me studentët, universitetet dhe prindërit.

Po ndjekim me shumë shqetësim atë që ka ndodhur këto dy ditë rreth e brenda godinës së Ministrisë së Arsimit dhe në institucione të tjera. Pavarësisht se kush proteston dhe për çfarë proteston, është e rëndë të shohësh situata ku përplasja fizike dhe shkatërrimi i pronës zënë vendin e Fjalës, zëvendësojnë argumentin dhe dialogun. Si një universitare që kam protestuar vetë sa herë e kerkonte nevoja për të përdorur këtë të drejtë demokratike të fituar me sakrifica, kam respektin maksimal për të drejtën e studentëve për të kërkuar gjithmonë e më shumë nga institucionet, ama, protesta qytetare studentore dhe

-dhuna ndaj godinave dhe pronës publike;

-dhuna ndaj vendit të punës të punonjësve publike, aq më shumë kundër punonjësve të Arsimit, nuk kanë lidhje me njera tjetrën!

Kjo vijë ndarëse duhet të mbetet e qartë për cilindo.

Ministria e Arsimit, ndonëse rëndë e dëmtuar nga dhuna e orëve te fundit, ka qenë dhe do të jetë një derë e hapur për komunikim me universitetet, me studentët, me prindërit dhe me këdo që ndërton dialog, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Shqetësimet i dëgjojmë dhe propozimet i shqyrtojmë bashkë, pa paragjykime dhe pa i kthyer mospajtimet në përplasje. Aktet e sotme të shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e Ministrisë së Arsimit me studentët.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka dënuar sulmin ndaj godinës së Parlamentit dhe institucioneve publike gjatë protestës në kryeqytet, duke i cilësuar këto akte të papranueshme. Përmes një reagimi Peleshi thekson se vandalizmi nuk ka lidhje me protestën demokratike dhe se dhuna dëmton interesin publik dhe shoqërinë. Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet për dhunë, duke nënvizuar se asnjë axhendë politike nuk mund të vendoset mbi interesin e vendit.

“Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme.
Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë.
U bëj thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë. Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria”, thuhet në reagimin e Peleshit

3 JAVE ME PARE

“Luftë” para Kryeministrisë, protestuesit i vënë flakën një peme, policia hedh ujë me ngjyrë (VIDEO)

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
pamje nga kryeministria

TIRANË- Protesta ka përshkallëzuar dhe kryqyeteti tashmë është në kaos total, teksa protestuesit janë të vendosur përpara Kryeministrisë. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë me ujë dhe gaz lotsjellës, protestuesit janë rikthyer dhe i kanë vënë flakën një peme tek Kryeministria.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nga ana tjetër, policia është përgjigjur me ujë me ngjyrë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, policia të shmangë forcën joproporcionale

 

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
foto nga ambasada britanike

TIRANË- Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën në kryeqytet, duke u bërë thirrje palëve të respektojnë të drejtat themelore dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

Përmes një deklarate, përfaqësia diplomatike vë theksin te e drejta për protestë paqësore dhe liria e shprehjes, të cilat garantohen nga Kushtetuta e Shqipërisë.

Ambasada thekson se shprehja e pakënaqësisë përmes protestës nuk mund të përdoret si justifikim për akte dhune apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Në të njëjtën kohë, ajo nënvizon se reagimi i policisë duhet të jetë proporcional dhe të mos cenojë të drejtat e qytetarëve.

Në këtë kontekst, përfaqësia britanike u bën apel të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi, të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe të respektojnë liritë themelore.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Britanike:
“Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia. Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve”, thuhet në deklaratë./ZËRI

3 JAVE ME PARE

“Furtuna” e protestuesve ndalon te Piramida, thyejnë xhamat (VIDEO)

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
piramida

TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur tashmë drejt Piramidës, ku po thyejnë xhamat e bizneseve në katin e parë dhe po u vënë flakën. Situata në zonën përreth Piramidës është kthyer në kaos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit nuk po tërhiqen, ndërsa vijojnë dëmtimet dhe shkatërrimet e bizneseve dhe jo vetëm. Shuëm pranë perimetrit të Kryeministrisë, shkatërruan edhe një makinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

/ZËRI

3 JAVE ME PARE

Ndalesa e rrallës është Kryministria, protestuesit "breshëri" gurësh drejt godinës

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
protestuesit perpara kryeministrise

TIRANË- Pas incidenteve dhe përplasjeve të shënuara më herët pranë Ministrisë së Financave, protestuesit janë zhvendosur tashmë drejt Kryeministrisë, ku situata vijon të jetë e tensionuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Forcat e policisë kanë ndërhyrë ndaj protestuesve, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur nën kontroll situatën pranë godinës së Kryeministrisë.

Zhvendosja e protestuesve në këtë zonë vjen pas përshkallëzimit të situatës te Ministria e Financave, ku protestuesit hynë në ambientet e godinës, nxorën jashtë tavolina dhe karrige dhe u vunë flakën.

Ndërkohë, forca të shumta policie vijojnë të jenë të pranishme në zonën pranë Kryeministrisë, ndërsa protesta vijon mes tensioneve dhe përplasjeve me efektivët./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Shqyejnë dyert, protestuesit mësyjnë në Ministrinë e Ekonomisë, ndërhyn policia (VIDEO)

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
FOTO NAG MINISTRI E EKONOMISE

TIRANË- Prej disa minutash protesta është zhvendosur tashmë te Ministria e Ekonomisë. Një grup protestuesish kanë thyer derën kryesore dhe kanë hyrë brenda ambienteve të Ministrisë së Ekonomisë duke hedhur vazhdimisht gurë. Menjëherë më pas kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur shoqërimet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Përballë sulmit forcat e policisë janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa kanë vendosur një kordon sigurie për të mbajtur protestuesit larg institucioneve./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Protesta zhvendoset drejt Kuvendit, protestuesit: Digje Parlamentin!

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
protestuesit drejt kuvendit

TIRANË- Protesta e studentëve ka marrë një rrjedhë tjetër, pas disa orëve tensione tek 'Rruga e Durrësit'. Protestuesit po e zhvendosin protestën drejt Kuvendit. Ata kanë lënë "Rrugën e Durrësit" dhe po marshojnë drejt Parlamentit me thirrjet: "Digje Parlamentin"./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Përshkallëzohet edhe më tej revolta, protestuesit djegin Raiffaissen Bank (VIDEO)

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
pamje

TIRANË- Zjarri i vendosur në kryqëzimin e “Rrugës së Durrësit” me sheshin “Skënderbej” ka marrë përmasa masive, teksa tymi i zi ka mbuluar kryeqytetin. Pas 'IuteCredit', tashmë protestuesit kanë djegur edhe 'Raiffaissen Bank'. Siç shihet në pamjet e siguruara nga ZËRI, 'Raiffaissën Bank' duket komplet e shkatërruar me xhama të thyer dhe tym i zi për shkak të flakvë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

/ZËRI

3 JAVE ME PARE

Përshkallëzimet në protestë, reagon sërish Policia: 7 vite burg kush dhunon dhe shkatërron pronën publike e private

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
pamje nga policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar sërish për protestën dhe përshkallëzimin e situatës. Në reagim, Policia denoncon përshkallëzimin, dhunën ndaj efektivëve dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Policia u bën thirrje për pjesëmarrësve që të ruajnë qetësinë, të distancohen nga personat që kryejnë akte dhune.

Gjithashtu, policia paralajmëron se personat përgjegjës do të përballen me ligjin, me dënime që mund të arrijnë deri në 7 vite burgim për vepra të caktuara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Njoftimi i Policisë:

Nisur nga përshkallëzimi i dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe shkatërrimi me zjarr i pronës publike dhe private, Policia e Shtetit iu bën thirrje të përsëritura dhe të forta të gjithë pjesëmarrësve në tubim, të ruajnë vetëpërmbajtjen dhe qetësinë, si dhe të distancohen menjëherë dhe në mënyrë të qartë, nga personat që kryejnë akte dhune, djegie dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë.

Policia e Shtetit kërkon që çdo pjesëmarrës të mos bëhet pjesë, të mos mbështesë dhe të mos lejojë që tubimi të përdoret si mbulesë për akte të dhunshme dhe shkatërruese. Çdo person që ushtron dhunë, djeg apo shkatërron pronën, ose sulmon punonjësit e Policisë, mban përgjegjësi individuale dhe do të përballet me ligjin, në përputhje me veprën e kryer.

Kodi Penal parashikon dënime deri në 7 vjet burgim për vepra të caktuara që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr, në varësi të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara.

Veprimet e dhunshme dhe shkatërrimi i pronës me zjarr rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, si dhe pronën publike dhe private.

Distancohuni menjëherë nga dhuna, largohuni nga personat që kryejnë akte të dhunshme dhe mos u përfshini në veprime që rrezikojnë jetën e njerëzve! Ruajtja e qetësisë dhe e sigurisë është përgjegjësi e gjithsecilit.

E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna dhe shkatërrimi nuk janë pjesë e saj. Çdo shkelje e ligjit do të trajtohet me vendosmëri dhe çdo individ do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.

3 JAVE ME PARE

Tensionet tek protesta e studentëve në Rrugën e Durrësit, qeveria urdhëron administratën të shkojë në shtëpi. Masa për ruajtjen e linjave elektrike në zonë

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
Foto ilustruese

Rriten tensionet në protestën e studentëve tek Rruga e Durrësit, ku protestuesit i kanë vënë flakën një biznesi privat Iute credit.

Për shkak të percepitimit të situatës, administrata ka marrë urdhër që të lërë zyrat dhe të dërgohet në shtëpi.

Ndërsa protestuesit janë larguar pas hedhjes së gazit lotsjellës, zyrat e administratës janë mbyllur deri në një urdhër të dytë.

Ndërsa për shkak të sigurisë, është stakuar energjia në zonën ku protestuesit dogjën zyrat e IUTE credit./Versus.al

3 JAVE ME PARE

Digjet për herë të dytë Iute Credit, studentët nuk mjaftohen me leksionin e djeshëm për bandën e fajdexhinjve

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
iutecredi ne flake

TIRANË- Situata në 'Rrugën e Durrësit" ka dalë jashtë kontrollit, teksa i është vënë zjarri filialit 'IuteCredit'. Siç shihet në pamjet e siguruara nga ZËRI, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa të frikshme dhe duke rrezikuar edhe godinat përreth.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ndërkohë, ngjitur me biznesin që iu vu flaka, një tjetër biznes është dëmtuar, pasi protestuesit i kanë thyer xhamat me gurë.

Mbrëmjen e djeshme, protestuesit e shkatërruan dhe i morën mobiliet për t’i djegur në rrugë. Në një prej episodeve që tërhoqi vëmendje, ishte teksa njëri prej protestuesve shkatërroi bankomatin. /ZËRI

3 JAVE ME PARE

Situata jashtë kontrollit, tym e flakë në ballkonin e Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
ministria e arsimit

 TIRANË- Situata tek Ministria e Arsimit ka dalë jashtë kontrollit. Një grup protestuesish kanë ndezur një zjarr në ambientet e ministrisë, por ende nuk dihet se çfarë kanë djegur ata. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nga ballkonet e Ministrisë së Arsimit shihet të dalë edhe tym i zi, ndërsa protestuesit vijojnë të hedhin gurë në drejtim të godinës. Ndërkohë, Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës duke sjellë shpërndarjen e protestuesve./ZËRI

3 JAVE ME PARE

"E kam provuar më 21 janar"/ Dhuna e policisë në protestë? Xhafaj: Është normale (VIDEO)

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
fatmir xhafaj

TIRANË- Protesta e studentëve ka qenë në fokus të diskutimeve këtë të martë në Komisionin për Nismat Qytetare. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhahaj, deklaroi se është normale kundërpërgjigjia e policisë në rastet kur ka dhunë. Socialistët nuk ngurruan të rikthenin në vëmendje protestën e 21 janarit, duke kujtuar se aty janë vrarë 4 protestues. 

Megjithatë, Xhafaj argumentoi se e drejta për të protestuar nuk mund të përdoret për të justifikuar sulmet ndaj institucioneve dhe forcave të rendit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“Unë kam qenë vetë protestues siç tentuat ju të ishit dje. E kam provuar edhe forcën e policisë, e kam provuar mbi kurriz. E kam pranuar forcën e policisë, nuk kam pranuar një gjë. Që janë vrarë 4 njerëz në një protestë të lirë qytetare. Nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj gjithë jetën time. Se është normale ke dalë të protestosh, po e tejkalove do të përgjigjet policia edhe në mënyrën më të ashpër të mundshme”, tha Xhafa./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Mes revoltës së studentëve, mbaron mbledhja e qeverisë, zbardhet qëndrimi i Ramës për protestën

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot qeverinë në një mbledhje që nisi në orën 12:30, ndonëse ishte parashikuar të mbahej në orën 17:30.

Takimi u zhvillua në një ditë kur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa është zbardhur edhe qëndrimi i kreut të qeverisë për protestën.

Mësohet se gjatë mbledhjes, e cila zgjati rreth një orë, kreu i qeverisë u ka përcjellë ministrave qëndrimin se personat e përfshirë në aktet e dhunshme nuk janë studentë. Sipas tij, kërkesat e atyre, të cilët i konsideron studentë, duhet të dëgjohen dhe të merren në konsideratë. 

Qëndrimi i kryeministrit vjen pas përshkallëzimit të situatës para Ministrisë së Arsimit. Protesta po vijon sot, në ditën e ditë radhazi mes tensioneve dhe përplasjeve të forta. Me të njëjtin skenarë, protestuesti hodhën gurë e sende të forta, shkulën kangjellat metalike dhe vijojnë përplasjet dhe rezistencën ndaj efektivëve të policisë. /ZËRI

3 JAVE ME PARE

Studentët në protestë, ambasadat heshtin...ndryshe nga protestat e opozitës! BE: Veprimet e policisë të jenë proporcionale

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
foto ilustrim

TIRANË- Studentët protestojnë prej dy ditësh radhazi para Ministrisë së Arsimit, por ajo që bie në sy është fakti se nuk ka reagime nga ambasadat e huaja në vend.

I vetmi reagim i deritanishëm vjen nga Ambasada Amerikane në Tiranë, mbrëmjen e djeshme, në ditën e parë të protestës. Përmes një njoftimi publik, ambasada amerikan paralajmëroi qytetarët për përshkallëzimin e situatës dhe duke u kërkuar të tregojnë kujdes.

“Një protestë në Rrugën e Durrësit, ngjitur me Sheshin Skënderbej, është duke vazhduar aktualisht dhe është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht prani të shtuar të policisë, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit”, thuhej në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Mungesa e reagimeve nga ambasadat e tjera bie në sy, veçanërisht duke pasur parasysh qëndrimet e tyre të shpeshta ndaj protestave të opozitës. Në protestat e opozitës, kryesisht ambasada gjermane dhe ajo britanike kanë reaguar shpesh para, gjatë dhe pas zhvillimit të tyre, por këtë herë...ka vetëm heshtje.

Këtë herë, megjithatë, situata duket ndryshe. Studentët vijojnë protestën për të dytën ditë radhazi, ndërsa tubimi është përshkallëzuar, por nga ambasadat e tjera nuk ka pasur ende reagime publike.

Mbetet për t'u parë nëse ambasadat do të reagojnë për protestën e studentëve, apo nëse heshtja e tyre do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë, delegacioni i BE-së ka shprehur shqetësimin lidhur me protestën e studentëve dhe përshkallëzimin që për të dytën ditë radhazi vijon përpara Ministrisë së Arsimit. Delegacioni thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore. Po ashtu, BE thekson se veprimet e policisë duhet të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore të protestuesve dhe gazetarëve

“Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi. Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet. Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Protesta përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit apel: Ndalni aktet e dhunës, çdo shkelje e ligjit do të ndiqet penalisht

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
policia e shtetit

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar për protestën që po zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga aktet e dhunës. 

Përmes një reagimi zyrtar, apelohet qe të ndalen menjëherë aktet e dhunës, teksa paralajmërohet se çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë, të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.

Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

Apelojmë për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit.

Policia e Shtetit do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet.

3 JAVE ME PARE

Protesta e studentëve-Drejtoritë e gjimnazeve mesazh prindërve: Mbledhje urgjente në orën 13:30

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
foto ilustruese-ministria e arsimit

TIRANË- Në ditën e dytë të protestës së studentëve, lëvizjes u janë bashkuar edhe gjimnazistët.Në mes të protestave, drejtuesit e gjimnazeve kanë thirrur mbledhje urgjente me prindërit, të planifikuara për në orën 13:30. Mësohet se prindërit janë njoftuar përmes mesazheve në aplikacionin ëhatsApp.

Kjo lëvizje vjen pas bojkotit të mësimit nga nxënësit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë, që prej mëngjesit të sotëm. Ndërkohë, situata vijon të jetë e tensionuar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë shkulur kangjellat dhe pllakat e trotuarit, të cilat më pas janë përdorur për të thyer xhamat e godinës./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Studentët në revoltë/ Me telefon në vesh, Rama mbërrin në Kryeministri (VIDEO)

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryeministri, ndërsa studentët janë mbledhur sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit. Studentët vijojnë revoltën edhe në ditën e dytë. Ata kanë vijuar edhe sot me skenarin e njëjtë si dje, me gurë drejt godinës dhe heqje kangjellash e përplasje me policinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
/ZËRI
3 JAVE ME PARE

Studentët e Durrësit dhe Elbasanit solidarizohen me të rinjtë e Tiranës, bashkohen në ditën e 2-të të Protestës

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
pamje nga ngjarja

TIRANË-Teksa sot në orën 14:00 është paralajmëruar protesta e dytë e Tiranës, studentët e Univeristeteve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë mësohet se studentëve të Tiranës do iu bashkohen dhe ata të Elbasanit e të Durrësit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Protestuesit kanë ndarë dhjetëra postime në rrjet, pas mbylljes së protestës së djeshme, ku pavarësisht përshkallëzimit të djeshëm situatës, bëhet thirrje publike që të gjithë të bashkohen sërish në Rrugën e Durrësit.

Deri në këto momente bëhet me dije se studentët kanë bllokuar disa nga akset rrugore që lidhin me Rrugën Bardhyl, duke paralizuar qarkullimin e makinave nëpër kryeqytet. 

3 JAVE ME PARE

Auditorët bosh! Studentët e Universiteteve në Tiranë bojkotojnë mësimin, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
pamje nga ngjarja

TIRANË-Studentët e Univeristetit të Mjekësisë, Ekonomikut, Drejtësisë, dhe Politeknikut kanë lënë auditoret për t’iu bashkuar lëvizjes së të rinjve, e cila vijon pas protestës së gjatë të një dite më parë, të shoqëruar me përplasje me policinë. Studentët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Deri në këto momente bëhet me dije se studentët kanë bllokuar disa nga akset rrugore që lidhin me Rrugën Bardhyl, duke paralizuar qarkullimin e makinave nëpër kryeqytet. 

3 JAVE ME PARE

Gjimnazi “Partizani” bojkoton mësimin, nxënësit bllokojnë rrugën, djegin koshat e mbeturinave

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
pamje nga ngjarja

TIRANË-Një ditë pas protestës së studentëve që u shoqërua me dhunë policore, nxënësit e gjimnazit 'Partizani' në Tiranë kanë bojkotuar mësimin. Në shenjë proteste gjimnazistë kanë refuzuar që të futen në mësim, ndërsa për pak çaste kanë qëndruar në oborrin e shkollës.

Situata është tensionuar, ku raportohet se nxënësit kanë bllokuar rrugën pranë gjimnazit me kosha mbeturinash, teksa u kanë  vendosur flakën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Bojkoti vjen, teksa në orën 14:00 është thirrur një tjetër protestë nga studentët./ZËRI

3 JAVE ME PARE

'Hodhën pllaka guri, molotov, i vunë flakën Bashkisë', Protesta e studentëve, Policia: 16 të arrestuar, 49 në hetim (EMRAT)

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
pamje nga protesta

TIRANË-Policia ka arrestuar 16 persona ka proseduar penalisht 49 të tjerë, pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje. Sipas policisë arrestimi i të rinjve vjen si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj forcave të rendit që prej fillimit të protestës. Blutë deklarojnë se gjatë protestës të rinjtë kanë hedhur sende të forta, pllaka guri, kapsolla, kokteje molotovi dhe sende të tjera në drejtim të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore, subjekteve private dhe ambienteve publike.

Në pranga janë vendosur: Kastriot Vata, Florian Baba, Ali Bruçi, Genc Ibrahimi, Ernest Kapo, Iljaz Sulaj, Besnik Kala, Donik Vatgjoni, Erand Zenunllari, Hamza Bushi, Olsi Vokli, Xhesion Petoku, Klevi Metaj, Berim Gjoka, Kalosh Hysbarjami dhe Korado Aliaj.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera dhe rrethime metalike gjatë tubimit të datës 13.10.2026, arrestohen në flagrancë 16 shtetas.

Procedohen penalisht 49 shtetas të tjerë.

Gjatë tubimit të zhvilluar më datë 13.10.2026, rreth orës 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, disa pjesëmarrës të maskuar kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur sende të forta, pllaka guri, kapsolla, kokteje molotovi dhe sende të tjera në drejtim të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore, subjekteve private dhe ambienteve publike.

Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar kangjellat rrethuese, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjithashtu, janë thyer dhe djegur sende brenda një institucioni mikrofinanciar, dhe është dëmtuar fasada prej xhami e subjektit privat, bankë e nivelit të dytë.

Në rrugën “Ded Gjon Luli”, është thyer me forcë një nga dyert e godinës së Bashkisë Tiranë dhe i është vënë zjarri katit të parë të saj.

Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim janë përballur, që prej fillimit të tij, me dhunë të vazhdueshme, përmes hedhjes së gurëve, sendeve të forta, kapsollave dhe koktejeve molotovë nga grupe pjesëmarrësish të maskuar. Si pasojë, janë dëmtuar 6 punonjës policie.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas kryerjes së veprimeve procedurale:

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. V., 41 vjeç; F. B., 48 vjeç; A. B., 40 vjeç; G. I., 57 vjeç; E. K., 32 vjeç; I. S., 38 vjeç; B. K., 59 vjeç; D. V., 55 vjeç; E. Z., 30 vjeç; H. B., 52 vjeç; O. V., 35 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; K. M., 23 vjeç; B. Gj., 31 vjeç; K. H., 38 vjeç dhe K. A., 32 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

U proceduan penalisht 49 shtetas të tjerë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 13.10.2026.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

3 JAVE ME PARE

Djali “shqiponjë” që sfidoi i vetëm 6 efektivë, kush është Klevin Meta, me nënën gazetare dhe të atin polic në burg

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
Klevin Meta

TIRANË-Klevin Meta, është i riu nga Gjirokastra i cili u kthye në 'simbolin' e protestës të studentëve pas pamjeve ku u përlesh i vetëm me 6 efektivë. 22-vjeçari i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë u kthye në një nga personazhet më të komentuar për rezistencën e tij.

ZËRI raportoi një ditë më parë se i riu është djali i gazetares Brikena Meta, ndërsa babai i tij, një punonjës i Policisë, i cili ndodhet në burg. Teksa edhe vetë u vendos në pranga, familja e tij po përballet me një proces gjyqësor që lidhet me një aksident ku ishte përfshirë babai i tij. Burime për ZËRI bënë me dije se një grup ekspertësh që merren me çështje rrugore i kanë kërkuar miliona lekë, për ta nxjerrë të pafajshëm babain e Klevin Metës.

Përpos pamjeve virale të 22-vjeçarit mes efketivëve, imazhit me duar në pranga para Komisariatit dhe fytyrës së gjakosur në furgonin e policisë, historia e tij tregon zemërimin e të rinjve, mungesën e besimit te institucionet dhe arsyet që i shtyjnë ata të dalin në rrugë për të kërkuar ndryshim.

3 JAVE ME PARE

Studentët hoqën flamurin e Vatikanit dhe vendosën atë të Shqipërisë, Ministria e Jashtme: Autorët të dalin para ligjit

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar pas akteve të regjistruara një ditë më parë në selinë e Nunciaturës Apostolike (ambasada e Selisë së Shenjtë / Vatikanit) në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, të rinjtë gjatë protestës u ndalën para Selisë së Shenjtë, ku hoqën flamurin e Vatikanit nga godina e ambasadës dhe në vend të tij vendosën flamurin shqiptar me shqiponjën dykrenare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Akti është dënuar nga Ministria e Jashtme, ku në reagimin zyrtar thuhet se akti është shkelje e legjislacionit vendas dhe normave ndërkombëtare. MEPJ nënvizon se mbrojtja e misioneve diplomatike është një detyrim parësor për shtetin shqiptar dhe kërkon nga institucionet të garantohet siguria dhe paprekshmëria e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri.

REAGIMI:

Respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është një detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare. E drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ushtrimi i saj duhet të respektojë ligjin dhe të përjashtojë çdo formë dhune apo vandalizmi. Autorët e akteve të paligjshme duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit.

Në mbyllje, Ministria e Jashtme përshëndeti ndërhyrjen e forcave të rendit dhe shprehu bindjen se situata do të zbardhet sa më shpejt nga organet hetimore, duke garantuar se do të merren të gjitha masat për sigurinë e trupit diplomatik në vend.

Ministria vlerëson reagimin e Policisë së Shtetit dhe shpreh besimin se institucionet kompetente do të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe, së bashku me institucionet e përfshira, do të garantojë sigurinë dhe paprekshmërinë e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri.

3 JAVE ME PARE

Studentët në protestë, 13-tetori i Tiranës: 'Digjet' kryeqyteti, tym e trazira në rrugë, 40 të shoqëruar, 20 të lënduar

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
pamje nga protesta

TIRANË-Të rinj të revoltuar, biznese të shkatërruara, zjarr e thirrje nëpër rrugë, sulme në institucine, përplasje me Policinë-kjo ishte panorama e Tiranës gjatë 9 orëve të protestës të studentëve më 13 tetor. Studentët kërkojnë kushte më të mira, më shumë mbështetje dhe mundësinë për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre, pa u përballur me pasigurinë dhe mungesën e perspektivës.

Brenda pak minutash ajo që filloi si një tubim paqësor në mesditën e një dite më parë, para Ministrisë së Arsimit u kthye në një skenë kaosi, me përplasje mes studentëve dhe efektivëve të Policisë. 

Studentët qëlluan me gurë, vezë dhe sende të forta në drejtim të ministrisë, duke thyer xhamat ballore të godinës. Disa të rinj shkulën kangjëllat e trotuarit dhe me to hapën me forcë portën e Ministrisë. Policia iu është përgjigjur me gaz lotsjellës për t'i shpërndarë, ndërsa studentët bënë rezistencë.

Studentët nuk u ndalën dhe vijuan qëndresën duke bllokuar rrugët kryesore të Tiranën. Pamjet ekskluzive të siguruara nga ZËRI treguan momentet kur studentët hynë brenda ambienteve të filialit të IuteCredit dhe i vunë zjarrin. Më pas mësynë në katin e parë të Bashkisë së Tiranës, kantierë ndërtimi, shkulën tabelat në rrugë, hekurat e tullat e trotuarëve. 

Gjatë marshimit të të rinjëve 'lufta' me gurë e gaz lotësjellës mes efektivëve nuk mungoi. Deri më tani raportohet për 40 të shoqëruar dhe 20 të lënduar: 7 efektivë policie, 2 gazetarë, 8 protestues dhe 3 kalimtarë, njëri përfaqësues i trupit diplomatik. 

Ndërkohë Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër punonjës policie dhe shefin e Rendit në Komisariatin Nr. 1, pas publikimit të një videoje ku shfaqet një 19-vjeçar me këmbë të thyer, teksa shoqërohet nga efektivët pranë Parlamentit.  Përmes një reagimi zyrtar, Policia bëri të ditur se ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën e trajtimit të të riut nga punonjësit e saj. Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm për të analizuar veprimet e punonjësve të Policisë nga fillimi deri në përfundim të tubimit.

Sot studentët kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në shesh. Tubimi i radhës është thirrur për nesër, më 14 tetor, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.

3 JAVE ME PARE

Reuters jehonë protestës në Tiranë: Studentët shqiptarë protestojnë për arsimin dhe vendet e punës

Tirana në KAOS/ STUDENTËT "ndezin" Kryeministrinë,
pamje nga protesta

TIRANË-Protesta e studentëve në Tiranë ka bërë jehonë edhe në mediave ndërkombëtare. Reuters i ka kushtuar një raportim protestës së zhvilluar të martën, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit.

Në raportim thuhet se protestuesit hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt godinës së ministrisë, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Media ndërkombëtare thekson se studentët kanë ngritur shqetësime për kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë, mbështetjen financiare dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit.

ARTIKULLI I PLOTË:

Mijëra studentë nga Universiteti i Tiranës dhe institucione të tjera të arsimit të lartë, dolën sot në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre të thellë lidhur me cilësinë e sistemit arsimor dhe mungesën kronike të mundësive për punësim pas përfundimit të studimeve. Protesta, e cila filloi paqësisht, u shndërrua shpejt në skena dhune dhe përplasjesh me forcat e policisë, pranë godinave qeveritare.

Studentët, të cilët mbanin pankarta me slogane si "Arsim Cilësor, Jo Diplomë në Sirtar!" dhe "Kërkojmë Punë, Jo Emigrim!", marshuan drejt Ministrise se Arsimit, Ata theksuan nevojën për reforma thelbësore në kurrikulat universitare, rritjen e investimeve në infrastrukturën arsimore dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Tensionet u rritën ndjeshëm kur një grup studentësh u përpoq të thyente kordonin policor, i vendosur për të mbrojtur institucionet qeveritare. Përgjigja e policisë ishte e menjëhershme, duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Nga ana e tyre, studentët hodhën objekte të ndryshme drejt forcave të rendit. Dëshmitarët okularë raportuan disa të lënduar nga të dyja palët, si dhe arrestime të shumta.

Një nga zëdhënësit e protestës, i cili preferoi të mbetej anonim nga frika e ndëshkimit, deklaroi se "kjo protestë është thirrja jonë e fundit për qeverinë. Ne nuk do të heshtim më. E ardhmja jonë po rrezikohet dhe nuk do të pranojmë të jemi një brez i humbur." Qeveria, nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit të saj, bëri thirrje për qetësi dhe dialog, duke dënuar aktet e dhunës dhe theksuar se "dyert e qeverisë janë gjithmonë të hapura për diskutim, por dhuna nuk është zgjidhja".

Protestat e studentëve shqiptarë vijnë në një kohë kur vendi përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, përfshirë shkallën e lartë të papunësisë tek të rinjtë dhe valën e vazhdueshme të emigrimit. Mbetet për t'u parë nëse këto përplasje do të nxisin një reflektim dhe veprim konkret nga ana e autoriteteve, apo do të thellojnë edhe më tej hendekun mes qytetarëve dhe qeverisë.

MOS HUMB