Politikë

Rama pret kryeministrin e Portugalisë, zbulon detaje nga biseda

Ai u prit nga kreu i Qeverisë shqiptare në selinë e Kryeministrisë. 

E.K
Rama pret kryeministrin e Portugalisë, zbulon detaje nga biseda
Edi Rama dhe António Costa

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të dielë në Tiranë, homologun e Portugalisë António Costa. Ky i fundit po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai u prit nga kreu i Qeverisë shqiptare në selinë e Kryeministrisë. 

Përmes një postimi në Facebook ku ka ndarë dhe pamjet nga takimi, Rama shkruan se fokusi i bisedës kanë qenë projektet inovative digjitale dhe modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali.

POSTIMI:

Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali.

MOS HUMB