Ilnisa Agolli dhe Sara Karaj
TIRANË- Ilnisa dhe Saraj Karaj që prej mbrëmjes së djeshme në “Prime” të Big Brother VIP, janë përplasur me debate dhe ofendime ndaj njëra tjetrës. Ditën e sotme një debat i ashpër filloi sërish mes dyshes ku sipas Sarës, Ilnisa i ka përmendur Dubain në mënyrë provokuese.
Ilnisa: Dubai... o Dubai ruaje qetësinë. Këtu s'je me pushime në Dubai
Sara: Të kesh turp, nuk më djeg mua se e kam një fytyrë që e ruaj, por ty të vijë turp që më përmend mua Dubain. Se të gjithë e kanë kuptuar se si e the ti.
Ilnisa: Seriozisht?
Sara:Turp të të vijë. ti nuk ke një shoqe reale në shtëpi. Veprat tregojnë për ty. Flet për femrat në Dubai, ke shumë fytyrë ti..
View this post on Instagram