
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhu këtë të premte në Kryeministri, ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste. Në takimin që zgjati rreth 30 minuta, raportohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale.
Mësohet se Rama u ka kërkuar ministrave dhe drejtuesve politikë që të zhvillojnë takime në bazë, për të shpjeguar masat dhe parashikimet që përmbajnë projektbuxheti dhe paketa fiskale. Kryeministri i ka udhëzuar ata të komunikojnë me strukturat socialiste dhe qytetarët në qarqe, me qëllim prezantimin e detajeve të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin e ardhshëm.
Takimi, i cili nisi në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm, u zhvillua mes një klime të tensionuar për shkak të protestave në vend dhe në prag të shqyrtimit në Kuvend të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027.