Politikë

Shqipëria dhe Kosova vendosin ura bashkëpunimi në inspektime, drejt standardeve të përbashkëta (VIDEO)

Dokumenti është nënshkruar nga kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm të Shqipërisë Dashnor Sula dhe Inspektorja e Përgjithshme e Kosovës Lyra Osmani Ahmeti.

M.K.
Shqipëria dhe Kosova vendosin ura bashkëpunimi në inspektime,
Dashnor Sula dhe Lyra Osmani Ahmeti

Inspektorati i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Kosovës kanë formalizuar partneritetin e tyre me nënshkrimin e një marrëveshjeje, e cila parashikon shkëmbimin e përvojave ekspertizës dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në këtë fushë.

Dokumenti është nënshkruar nga kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm të Shqipërisë Dashnor Sula dhe Inspektorja e Përgjithshme e Kosovës Lyra Osmani Ahmeti. Bashkëpunimi synon krijimin e një qasjeje më të koordinuar mes dy institucioneve duke përfshirë harmonizimin e metodologjive dhe praktikave të kontrollit.

Një prej drejtimeve kryesore të marrëveshjes është modernizimi i sistemit të inspektimeve përmes digjitalizimit të proceseve. Palët synojnë të shkëmbejnë modele dhe praktika që mund të ndihmojnë në rritjen e transparencës efikasitetit dhe përmirësimin e mënyrës së ushtrimit të kontrolleve.

Marrëveshja parashikon gjithashtu shkëmbimin e ekspertëve, organizimin e trajnimeve të përbashkëta dhe realizimin e projekteve rajonale me interes për të dyja vendet. Këto nisma synojnë të kontribuojnë në rritjen e profesionalizmit të inspektorëve dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale.

Përmes këtij partneriteti Shqipëria dhe Kosova synojnë të krijojnë mekanizma më të afërt bashkëpunimi në një sektor që lidhet drejtpërdrejt me kontrollin mbikëqyrjen dhe zbatimin e standardeve. Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm marrëveshja përbën një hap drejt një sistemi inspektimi më transparent dhe efikas në të dy vendet./ZËRI

MOS HUMB