Aktualitet

Situatë e tensionuar para Kryeministrisë, hidhet molotov në drejtim të godinës

Një prej tyre ka përfunduar në hyrje të institucionit.

M.K.
Situatë e tensionuar para Kryeministrisë, hidhet molotov në
foto

TIRANË- Tensionet janë zhvendosur para Kryeministrisë, ku gjatë protestës kombëtare janë hedhur bomba molotov në drejtim të godinës së qeverisë. Një prej tyre ka përfunduar në hyrje të institucionit.

Ndërkohe në tarracat e Kryeministrisë dhe të Kuvendit janë pozicionuar efektivë të policisë, të cilët kanë fotografuar protestuesit e mbledhur në bulevard. Në krahun tjetër disa prej të rinjve kanë përdorur lazerë në drejtim të godinave, në përpjekje për të penguar fotografimin e tyre nga efektivët./ZËRI

MOS HUMB