Aktualitet

Skandal në Vlorë/ 7 nxënëse e denoncojnë për ngacmim seksual, ndalohet mësuesi! Kolegu: Ka qenë korrekt, s'e besoj...

Në pranga ka rënë 35-vjeçari Albano Amet, mësues i edukimit fizik në një shkollë të qytetit.

zh.ll
Skandal në Vlorë/ 7 nxënëse e denoncojnë për
foto ilustruese

VLORË- Një rast i dyshuar i ngacmimit seksual në shkollë është denoncuar në qytetin e Vlorës. Në pranga ka rënë 35-vjeçari Albano Amet, mësues i edukimit fizik në një shkollë të qytetit. Ai është ndaluar nga policia pas kallëzimit të shtatë nxënëseve, të moshave 14-17 vjeç. Sipas njoftimit të Policisë, vajzat kanë kallëzuar mësuesit për ngacmim seksual. 

“Në Vlorë, u ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njofton policia

Ndërkohë, detaje të tjera kanë dalë në dritë, pasi mësohet se nxënësit e shkollës, madje edhe prindërit e tyre, kishin qenë në dijeni të pretendimeve mbi sjellje të papërshtatshme të mësuesit.

Disa prej nxënësve janë marrë në pyetje një natë më parë nga Policia, ndërsa të tjerë po vijojnë të merren me qëllim zbardhjen e rastit. Nga ana tjetër, kolegët janë shprehur se mësuesi ka pasur sjellje korrekte si me stafin pedagogjik, ashtu edhe me nxënësit. Një kolëg, mësues anglishteje në të njëjtën shkolle, shprehet i tronditur dhe nuk arrin ta bësoje se ai mund të ketë kryer veprime të tilla. 

“E njoh, e kam koleg. Marrëdhëniet tona kanë qenë brenda normave. Punojmë bashkë që në fillim të vitit shkollor. Me ne ka qenë korrekt, por edhe me nxënësit, korrekt. Na vjen turp që jemi mësues, jemi të sulmuar nga të gjithë krahët. Jemi të zhveshur nga gjithçka. Nuk e besoj dot dhe nuk dua ta besoj që i ka ngacmuar seksualisht vajzat. Vajta 20 vite aty dhe më duket çmenduri”, tha mes të tjerash kolegu i 35-vjeçarit.

Por, nga ana tjetër, mësuesi 35-vjeçar është kallëzuar nga 7 nxënëse të moshave 14-17 vjeçe. Mësohet se fillimisht, nxënëset kanë paraqitur ankesë pranë Zyrës Arsimore Selenicë. Më pas, rasti është referuar në polici për hetim../ZËRI

MOS HUMB