Pronat e sekuestruara
CËRRIK- 550 mijë euro pasuri janë vënë në sekuestro pasi dyshohen se janë blerë me të ardhura të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i dy pronarëve, që rezultojnë të dënuar për prostitucion. Arjan Kamanit i është sekuestruar 1 objekt 3-katësh (me aktivitet bar, restorant dhe hotel), në Cërrik, dhe 1 automjet "Lamborghini".
Gjithashtu është sekuestruar dhe pasuria e Uard Kalotit, 34 vjeç, banues në Elbasan. Bëhet fjalë për një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan. Kaloti ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale "Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion". Burime bëjnë me dije për ZËRIN se makina luksoze që është sekuestruar do t’i kalojë Policisë Rrugore.