Video

Nga Gjilani në Tiranë, goditen 2 grupet e tritolit

Personat e arrestuar janë Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç,

E.K
Nga Gjilani në Tiranë, goditen 2 grupet e tritolit
Dy prej te rinjve te arrestuar

TIRANË- Policia e Tiranës ka ndërmarrë dy operacione kundër trafikimit të lëndëve plasëse, si dhe ka zbardhur vendosjen e një sasie eksplozivi në zyrën e noteres Esmeralda Dauti. Policia ka goditur një grup që trafikonte tritol nga Kosova, ku ka arrestuar 3 të rinj, dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Personat e arrestuar janë Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan. Gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol, me peshë 46 kg.

Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë për tritolin e vendosur në zyrën e noteres Dauti janë arrestur shtetasit, Real Zefi, 33 vjeç, Korrado Katana, 33 vjeç, dhe Eno Flamuraj, 36 vjeç. Po ashtu janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.

 

MOS HUMB