Politikë

Kaosi në Kuvend/ “Etika” përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetët e PD, falet Çapja

Sipas kërkesës, socialistët argumentojnë se gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka përdorur gjuhë joparlamentare dhe nxitëse të dhunës, pasi u shpreh se plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës që përdoren gjatë protestave duhet t’u hidhen deputetëve të Partisë Socialiste. 

zh.ll
Kaosi në Kuvend/ “Etika” përjashton me 10 ditë
pamje nga seanca e djeshme

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste dhe ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe Komisionet parlamentare kreun e PD, Sali Berishën.

Gjithashtu, Etika ka përjashtuar me 60 ditë 5 deputetë të tjerë demokratë si: Bledion Nallbati, Blendi Himçi, Xhelal Mziu, Albana Vokshi dhe Ivi Kaso. Nga ana tjetër, deputetja demokrate Klodiana Çapja i ka shpëtuar masës disiplinore, duke mos u përfshirë në listën e deputetëve të përjashtuar.

Në kërkesë, socialistët argumentuan se gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka përdorur gjuhë joparlamentare dhe nxitëse të dhunës, pasi u shpreh se plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës që përdoren gjatë protestave duhet t’u hidhen deputetëve të Partisë Socialiste.

Sa u përket gjashtë deputetëve të tjerë, PS kërkoi masa disiplinore për shkak të përfshirjes së tyre në tensionet e seancës së djeshme, me ndezjen e flakadanëve, bllokimi i foltores dhe hedhja e sendeve të ndryshme në drejtim të ministriave dhe kryeministrit Edi Rama, i cili ishte prezent në seancë për disa minuta. 

Ndërkohë që disa deputetë të tjerë, mes të cilëve kreu i grupi parlamentar PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi, vijojnë të jenë të përjashtuar me 60 ditë. 

MOS HUMB