Aktualitet

Resorti 'Ajman Park', 'Solis Farm', 'Check Company'... 9.2 mln euro pasuri e grupit Çopja-Çela në sekuestro

Albin Çelës iu sekuestruan gjashtë prona në Sharrë të Tiranës, mes tyre një pronë ku janë ngritur kapanone industriale dhe ndërtesa tregtare.

F.I
Resorti 'Ajman Park', 'Solis Farm', 'Check
Fadil Balla dhe Franc Çopja

TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Europës.  Në qendër të hetimit janë Ervis Çela dhe Franc Gergely, i njohur edhe si Franc Çopja. Në kuadër të hetimit janë sekuestruar pasuri dhe para me vlerë rreth 9,18 milionë euro.

Franc Çopjas iu sekuestruan 100% e kuotave të kompanisë “Check Company” dhe 25 automjete në pronësi të saj. Automjetet në pronësi të kompanisë u vlerësuan në rreth 70 milionë lekë, e cila ofron shërbime transporti me taksi, përfshirë udhëtime drejt Kosovës dhe Malit të Zi.

Resorti 'Ajman Park', 'Solis Farm', 'Check

Fadil Ballës iu vu nën sekuestro resorti “Ajman Park” në Xhafzotaj të Durrësit, ku sipas ekspertimit janë investuar rreth 463 milionë lekë, dhe një vilë dykatëshe në kompleksin “Ionian Olea” në Dhërmi, me vlerë tregu 1 milion euro.

Resorti 'Ajman Park', 'Solis Farm', 'Check

Albin Çelës iu sekuestruan gjashtë prona në Sharrë të Tiranës, mes tyre një pronë ku janë ngritur kapanone industriale dhe ndërtesa tregtare. Nën sekuestro u vendosën edhe një vilë e porositur te “NG Structures”.

Riza Çelës iu sekuestrua një arë me sipërfaqe 5.900 metra katrorë. Sipas ekspertimit, Albin dhe Riza Çela investuan mbi 50 milionë lekë për blerjen e tokave, ndërsa ndërtimi i katër objekteve mbi to kushtoi mbi 1,2 milionë euro.

Nën sekuestro u vendosën të gjitha kuotat e agroturizmit “Solis Farm” në Mumajes të Baldushkut, dy prona dhe godina e restorantit me pajisjet dhe orenditë.

Resorti 'Ajman Park', 'Solis Farm', 'Check

Resorti 'Ajman Park', 'Solis Farm', 'Check

SPAK njoftoi se janë sekuestruar gjithashtu 130 mijë euro cash, automjete të tjera dhe sende me vlerë.

“Solis Farm”
-100% e kuotave të shoqërisë.
-Pasuria e paluajtshme nr. 128/8 në Mumajes, Baldushk.
-Pasuria e paluajtshme nr. 121/8 në Mumajes, Baldushk.
-Godina e restorantit me ambientet e brendshme e të jashtme, sendet, pajisjet dhe orenditë

Albin Çela dhe bashkëpronarët
-Pasuria nr. 348/37 në Sharrë, Tiranë, me kapanone industriale dhe ndërtesa tregtare.
-Pasuria nr. 348/38 në Sharrë, Tiranë.
-Pasuria nr. 349/47 në Sharrë, Tiranë.
-Pasuria nr. 348/29 në Sharrë, Tiranë.
-Pasuria nr. 348/43 në Sharrë, Tiranë.
-Pasuria nr. 349/45 në Sharrë, Tiranë, në bashkëpronësi me A. Ç.
-Një vilë e porositur te “NG Structures”, për të cilën është faturuar parapagimi
-Interesat ekonomike në shoqërinë “Giam Konstruksion” në Agonas, Kavajë, përfshirë kuotat dhe aksionet.

Fadil Balla
-Resorti “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës, me hotele, restorant, godina shërbimi dhe ambiente tregtare, si dhe interesat e lidhura me shoqërinë “AMR”. 463.126.800 lekë investimi në resort.
-Vilë dykatëshe me parcelë në kompleksin “Ionian Olea” në Dhërmi. 1 mln euro vlera e tregut.

Riza Çela
Arë me sipërfaqe 5.900 m², pasuria nr. 348/14. Albin dhe Riza Çela investuan mbi 50 mln lekë për blerjen e tokave, ndërsa ndërtimi i katër objekteve mbi to kushtoi mbi 1,2 mln euro.

Franc Çopja
-100% e kuotave të shoqërisë “Check Company”, me seli në Rrugën e Dibrës, Tiranë.
-25 automjete në pronësi të shoqërisë, vlera rreth 70 mln euro

MOS HUMB